back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaIndustria kripto goditet nga tarifat e Trump

Industria kripto goditet nga tarifat e Trump

Aksionet e kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në industrinë e kriptomonedhave ranë në mënyrë të ndjeshme pasi presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi raundin e ri të tarifave duke shtuar më tutje tensionet globale tregtare.

Bursa e kriptomondhave Coinbase Global ra me 7.7 përqind ndërsa një prej poseduesve më të mëdhen të Bitcoin Strategy ra me 5.6 përqind.

Mes gërmuesve të kriptomonedhave, Mara Holdings, Riot Platforms dhe Bitfarms ranë me 8.3 përqind, 8.7 përqind dhe 5 përqind respektivisht.

Por edhe kriptoasetet shënuan rënie. Bitcoin ra me 3.9 përqind ndërsa Ether me 5.2 përqind. edhe pse administrata Trump ka premtuar një mjedis rregullator më miqësore ndaj kriptoaseteve, paqëndrueshmëria ekonomike ka goditur edhe këtë sektor.

Nga ana tjetër ETF-të regjistruan të hyra ku ka prej atyre investitorëve që shohin mundësi me rënien e fundit. Megjithatë madhësia e të hyrave mund të bjerë për shkak të paqartësive të krijuara në tregjet globale. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat