back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizInfluencuesi më i ndjekur në TikTok dëbohet nga SHBA-ja

Influencuesi më i ndjekur në TikTok dëbohet nga SHBA-ja

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin e përkohshëm të influencuesit të njohur ndërkombëtarisht, Khaby Lame, për shkelje të ligjeve të imigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) njoftoi se 25-vjeçari u ndalua në Nevada të premten dhe më pas iu dha mundësia të largohej vullnetarisht nga vendi.

“Lame hyri në SHBA më 30 prill dhe qëndroi përtej periudhës së lejuar nga viza. Atij iu kërkua të largohej më 6 qershor dhe që atëherë është larguar,” thuhet në deklaratën zyrtare të ICE.

Lajmi fillimisht qarkulloi në rrjetet sociale, pasi u publikua në platformën X nga influencuesi konservator Bo Loudon, i njohur edhe si mik i Barron Trump.

Loudon e cilësoi Lame si një “TikTok-er të ekstremit të majtë” dhe pretendoi se ishte ai që e kishte raportuar për qëndrim të paligjshëm në SHBA. Ai ndau gjithashtu një numër identifikimi të ICE, që i përkiste influencuesit.

Pavarësisht situatës, Khaby Lame nuk ka reaguar drejtpërdrejt për incidentin, por është rikthyer në Instagram me një story për 80 milionë ndjekësit e tij, ku tregonte pamje të një bregdeti tropikal me palma – të ngjashme me ato në Miami. Ai pritej të merrte pjesë në një ndeshje bamirësie pikërisht në këtë qytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat