back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSejko: Integrimi në SEPA do të kursejë para dhe tërheq investime të...

Sejko: Integrimi në SEPA do të kursejë para dhe tërheq investime të huaja

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se të gjitha bankat shqiptare janë pranuar për t’u bërë pjesë e sistemit SEPA, duke bërë të mundur kryerjen e pagesave dhe transferta në standardet e Bashkimit Europian. Sistemi do të bëhet funksional më 7 tetor, sipas Sejkos.

Ai theksoi se ky është një hap i madh për Shqipërinë, pasi jo vetëm që kursen para për ekonominë nga ulja e komisioneve, që do të jenë rreth pesë herë më të ulëta, por edhe përmirëson imazhin ndërkombëtar të vendit dhe tërheq investime të huaja.

Sejko shtoi se kjo arritje konsiderohet një integrim i rëndësishëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian në fushën e pagesave financiare. Ai vuri në dukje se ekonomia e vendit po rritet dhe pritet që në afatin e shkurtër dhe mesëm rritja të vazhdojë me ritme 3.5-4%, me sektorin e turizmit si një nga motorët kryesorë.

Guvernatori nënvizoi gjithashtu se ky hap është rezultat i përgatitjeve të kujdesshme nga bankat dhe Komisioni Europian i pagesave, që certifikon dhe ndjek procesin e integrimit në SEPA.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat