Me disa mungesa “big”, por Inter del me 3 pikë nga sfida përballë Udineses, triumfon 2-1 në “San Siro” duke mos lëshuar kreun e Serie A. Ekipi i Simone Inzaghi-t ishte i papërmbajtshëm në fraksionin e parë, me Dimarco-n në krah që shërbeu në çdo formë. Pas disa provave gjenerale, me Frattessitn që goditi shtyllën, në minutën e 12-të, anësori zikaltër futi një top perfekt në qendër aty ku Arnautociv me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.
Inter dhe Dimarco përsëritën veten në minutën e 29-të, por këtë herë ishte Frattesi që me një goditje fluturimthi dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Inzaghi nisi valsin e zëvendësimeve, ku mes të tjerëve hodhi në fushë edhe Asllanin.
Me kalimin e minuta, Udinese fitoi terren, jo vetëm kaq, por Solet me një aksion personal shumë t bukur ngushtoi shifrat në 2-1. Udinese nuk u mjaftuan me kaq, por vijoi të ushtronte presion në zonën e Sommer, por gardiani i Inter ishte në një mbrëmje të madhe duke mbajtur në lojë 3 pikët e Inter në të paktën 3 raste të pasta.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Inter që feston për këtë fitore të rëndësishme që mban Napolin 3 pikë larg. Me zemër në dorë në fund, por Inzaghi feston me të drejtë për këtë sukses: “Rrezikuam të mos fitonim një ndeshje ku zhvilluam një pjesë të parë të madhe, ku sigurisht meritonim të shënonim më shumë se 2 gola. Pas golit të Solet e humbëm kthjelltësinë dhe pushuam se luajturi. Asllani? Të lush 4 ndeshje për 90 minuta brenda 12 ditësh do të ishte e tepër, do të rrezikonim shumë”, u shpreh Inzaghi.

“Inter ecën, reziston Conte”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.