back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetInterpelanca për vrasjen e Martin Canit/ Manastirliu-Zhupës: Kanosja me fjalë, shembulli më...

Interpelanca për vrasjen e Martin Canit/ Manastirliu-Zhupës: Kanosja me fjalë, shembulli më i keq që mund të japim

Ka nisur interpelanca e thirrur nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Manastirliu iu drejtua deputetes demokrate se mënyra se si po e trajtojnë këtë çështje, tregon se nuk ka ndjeshmëri për një ngjarje kaq tragjike, ndërsa e “akuzoi” se gjithçka po e përdor për “karrige”.

“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar.
Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige.
Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim.
Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”,
 tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat