back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaInvestimet në Shqipëri/ Potencial i lartë, por korrupsioni mbetet rrezik

Investimet në Shqipëri/ Potencial i lartë, por korrupsioni mbetet rrezik

Ekonomia shqiptare vijon të ofrojë mundësi të mira investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme dhe kthim relativisht të shpejtë kapitali. Ky është vlerësimi i një raporti të publikuar së fundmi nga qendra ALTAX, e cila evidenton sektorët më premtues për investitorët në periudhën në vijim.

Sipas raportit, sektorët me potencialin më të lartë përfitimi janë energjia diellore dhe shërbimet energjetike, përfshirë impiantet fotovoltaike dhe bateritë, pasuritë e paluajtshme funksionale si magazinat logjistike dhe ambientet e biznesit, turizmi cilësor në formën e bujtinave, agro-përpunimi, si dhe shërbimet profesionale digjitale.

ALTAX vlerëson se Shqipëria në vitin 2026 do të vazhdojë të ofrojë potencial të lartë për investime, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe mbështetjes nga fondet ndërkombëtare.

Megjithatë, raporti nënvizon se përkundër rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimit të sektorëve strategjikë, vendi përballet ende me sfida strukturore që kërkojnë qasje të kujdesshme nga investitorët.

Si rreziqe potenciale përmenden korrupsioni dhe mungesa e transparencës, sidomos në proceset e tenderimit, problemet me të drejtat e pronësisë dhe menaxhimin e tokës, ineficienca administrative që ngadalëson zbatimin e projekteve dhe procedurat ligjore, si dhe rreziqet gjeopolitike dhe klimaterike, të cilat kërkojnë planifikim të detajuar për të minimizuar humbjet.

Në raport përmendet gjithashtu se Ligji për Investimet Strategjike është zgjatur deri në dhjetor 2026, duke ofruar lehtësira fiskale për investitorët, por ekspertët paralajmërojnë se ky ligj mund të krijojë pabarazi dhe rreziqe korrupsioni.

Mesazhi kryesor i ALTAX për investitorët është i qartë: të fokusohen në biznese që gjenerojnë fluks të qëndrueshëm parash, që mund të mbijetojnë pa subvencione dhe të shmangin investimet e varura nga vendimmarrja politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat