back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Investoni në institucione të forta”/ Mesazhi i BE për Tiranën

“Investoni në institucione të forta”/ Mesazhi i BE për Tiranën

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dërguar një mesazh të fortë gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, duke vënë theksin tek nevoja urgjente për forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.

“Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor. Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme,” deklaroi Gonzato.

Diplomati europian nënvizoi se parandalimi i korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, duke theksuar rëndësinë e verifikimit të deklaratave të pasurisë dhe rishikimit të Kodit Penal, përfshirë edhe “kriminalizimin e shpifjes”.

“Për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, Shqipëria duhet të investojë në institucione të forta që të sjellin rezultate konkrete për qytetarët,” shtoi ambasadori i BE.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat