Irani duket se është në gatishmëri pas kërcënimeve të Trump se Teherani do të jetë objektivi i ardhshëm i SHBA-së pas sulmeve ndaj rebelëve Houthi.
Mediat iraniane përshkruajnë se Garda Revolucionare ka vënë në gatishmëri të plotë të gjitha forcat raketore që ka vendi.
Sipas të njëjtave raporte, kjo ka të bëjë me 13.500 raketa balistike që thuhet se i posedon Irani, si dhe një numër i panjohur i raketave të vjetra që mund të arrijnë deri në 300.000.
Të hënën presidenti amerikan pretendoi se Irani do të ishte përgjegjës dhe do të përballej me “pasoja shkatërruese” për çdo sulm të mëtejshëm nga Houthis e Jemenit.
“Çdo e shtënë e qëlluar nga Houthi, tani e tutje, do të konsiderohet si një e shtënë nga armët dhe udhëheqja e IRAN-it, dhe IRAN-i do të mbahet përgjegjës dhe do të vuajë pasojat, dhe ato pasoja do të jenë shkatërruese”. tha Trump