back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaIrani planifikoi atentat ndaj ambasadores izraelite në Meksikë

Irani planifikoi atentat ndaj ambasadores izraelite në Meksikë

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka planifikuar të kryente një atentat ndaj ambasadores së Izraelit në Meksikë, Einat Kranz-Neiger.

Ky komplot është zbuluar dhe parandaluar nga shërbimet e sigurisë meksikane gjatë verës së kaluar, raporton Axios.

Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë i thanë Axios se ky është një tjetër shembull i rrjetit të gjerë të Iranit për operacione jashtë vendit, që synojnë objektiva izraelitë dhe amerikanë, përfshirë edhe ato në Amerikën Latine.

Raporti tregon se plani ishte hartuar nga njësia 11000 e Forcës Quds, një strukturë e njohur e IRGC-së për operacione të fshehta jashtë vendit, e cila dyshohet se ka qenë pas përpjekjeve të fundit për sulme kundër objektivave hebraike dhe izraelite në Australi dhe Evropë.

Sipas burimeve të “Axios”, komploti ishte iniciuar në fund të vitit 2024 dhe drejtohej nga një operativ i njësisë 11000, i cili më parë kishte vepruar në Amerikën Latine nën mbulesën diplomatike të ambasadës së Iranit në Venezuelë. Pas përgatitjes së planit, ai ishte rikthyer në selinë e Forcës Quds në Teheran.

Një zyrtar amerikan i tha “Axios” se atentati ishte aktiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, përpara se të neutralizohej gjatë verës.

“Komploti u ndalua dhe nuk paraqet më një kërcënim aktual”, deklaroi zyrtari amerikan.

“Ky është vetëm episodi më i fundit në një histori të gjatë tentativash atentatesh nga Irani kundër diplomatëve, gazetarëve, disidentëve dhe çdo kujt që kundërshton regjimin — diçka që duhet të shqetësojë çdo vend ku Irani ka prani”, u shpreh një tjetër zyrtar amerikan për Axios.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Oren Marmorstein, falënderoi autoritetet meksikane për ndërhyrjen.

“Izraeli falënderon shërbimet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Meksikë për parandalimin e këtij komploti. Komuniteti ynë i inteligjencës dhe sigurisë do të vazhdojë të punojë pa u lodhur, në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, për të penguar kërcënimet terroriste nga Irani dhe përfaqësuesit e tij kundër objektivave izraelite dhe hebraike në mbarë botën”.

Axios thekson se, edhe pse Izraeli vetë ka një histori të gjatë të operacioneve kundër zyrtarëve iranianë – përfshirë në vende të treta nuk kanë përfshirë asnjëherë ambasadorë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat