back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-deputetja e PD bëhet drejtoreshë/ Murrizi: Listat me pagesë, prandaj ikin tek...

Ish-deputetja e PD bëhet drejtoreshë/ Murrizi: Listat me pagesë, prandaj ikin tek Rilindja

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas lajmit se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, është emëruar drejtoreshë e spitalit rajonal të Elbasanit.

Në një reagim të gjatë në rrjete sociale, Murrizi e ka cilësuar këtë zhvillim si shembull tipik të “tregtisë politike” që, sipas tij, ndodh brenda PD-së, duke akuzuar drejtuesit e partisë se përfshijnë në listat zgjedhore vetëm ata që paguajnë.

“I kërkuan lekë për të kandiduar, por s’i pati mundësitë”

“Ja dhe ish-deputetja më ‘aktive’ e viteve 2021–2025, zonja Zheni Gjergji e Partisë Demokratike të Lyl Bardhit, kaloi butë-butë në bashkëqeverisje me Ramën,” – shkruan Murrizi, duke ironizuar emërimin e saj në një post publik.

Sipas tij, Gjergji nuk kishte mundësi financiare për të paguar vendin në listat zgjedhore të PD-së për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“E pati një ofertë për në qarkun e Elbasanit, dy ditë para se të mbyllej afati i dorëzimit të listave në KQZ, por si duket nuk pati ‘takat’ financiar, dhe ditën që do dorëzoheshin listat, u gjet një tjetër,” – shkruan Murrizi.

“Nuk kanë faj kur ikin, fajin e kanë ata që i marrin”

Më tej, ish-deputeti i njohur për qëndrimet e drejtpërdrejta, thekson se fajin nuk e kanë ata që largohen nga PD, por drejtuesit që, sipas tij, i përfshijnë në kryesi “pa meritë dhe pa kontribut”.

“Nuk kanë faj kur ikin, jo. Fajin e kanë ata që i marrin dhe i promovojnë në kupolën drejtuese të PD-së pa meritë, duke shkelur me këmbë kontributin e mijëra demokratëve për këta bastarde e lavire politike që bredhin prehër më prehër,” – shkruan ai.

“Vetëm PD-së i dalin renegatë”

Murrizi akuzon drejtuesit e PD-së se prej vitesh kanë mbushur partinë me “renegatë” që më pas kalojnë në anën e kundërt.
“Si ka mundësi që vetëm PD-së i dalin kaq shumë ‘renegatë’ në 35 vite? I gjithë KOP-i doli renegat dhe shkoi tek gopi. Në shtator 2021 dolën renegatë të gjithë liderët e sotëm të grupit parlamentar,” – ironizon Murrizi.

Në fund, ai i bën thirrje drejtuesve demokratë që të mos justifikohen me deklarata boshe:
“Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët,” – përfundon Murrizi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat