back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaIsh-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg/ Gjykata Europiane: Arrestimi nga...

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg/ Gjykata Europiane: Arrestimi nga SPAK pa prova të mjaftueshme

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, së cilës i është drejtuar pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2023. Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.

Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

“Gjykata e Strasburgiut i dha të drejtë sot Thoma Gëllcit dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm.  Arrestimet janë bërë bukë e djathë për SPAK (dhe jo vetëm), të cilëve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv të lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane.

Thoma Gëllci, ish-drejtor i RTSH u arrestua në tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimore nuk treguan “kujdes të veçantë” për hetimin.

Sipas Gjykatës se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllëin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova.

Duke e konsideruar si një fitore te rëndësishme morale, Strasburgu ofroi një shume simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit.

Tani do vijojë beteja ne gjykatat tona për të vënë në vend drejtësinë evropiane qe e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbështetjen e hapur të mazhorances qeverisëse”, njoftoi avokati.

Gjyqtarët theksuan se gjatë periudhës së paraburgimit, autoritetet nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme që të mbështesin dyshimet se Gëllçi mund të ndihmonte në fshehjen e provave ose të arratisej.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat