back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-këshilltari i Metës mbron Veliajn/ Dervishaj sulmon vendimin e Begajt

Ish-këshilltari i Metës mbron Veliajn/ Dervishaj sulmon vendimin e Begajt

Ish-këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka reaguar ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj për datën 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe pesë bashki të tjera, duke theksuar se vendimi ka shkelur Kushtetutën.

Dervishaj sqaron se shkarkimi i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative, pasi Veliaj nuk është nëpunës civil, por një i zgjedhur vendor si kryebashkiak. Sipas tij, rasti parashikohet nga Kushtetuta dhe çdo institucion që ka trajtuar çështjen deri më tani ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore të kryebashkiakut.

“Këtu nuk jemi përpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë – Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore”, shprehet Dervishaj.

Dekreti i Presidentit Begaj përcaktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës duke argumentuar se Veliaj u shkarkua për mosparaqitje në detyrë, një rast që sipas dekretit duhet të trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo nga Gjykata Kushtetuese. Dervishaj e konteston këtë interpretim dhe thekson se pezullimi i çdo vendimi tjetër, përfshirë këtë, parashikohet nga Kushtetuta.

Në një komunikim drejtuar mediave dhe qytetarëve, Dervishaj shton se ata që duhet të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje janë funksionarët e prekur, përfaqësuesit e tyre ligjorë, subjektet politike që do të vendosin për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe institucionet kushtetuese.

Ai nënvizon rëndësinë e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast dhe thotë se vetëm ky organ ka të drejtën për të vendosur mbi një ankim të tillë, nëse ai administron çështjen brenda afatit të përcaktuar nga ligji.

“Ky është mendimi im modest mbi këtë rast! Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt”, përfundon Bledar Dervishaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat