Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur mëngjesit e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së Kaçaj në organin e akuzës.
Kujtojmë se Kaçaj ka denoncuar në mars të vitit të kaluar një atentat ndaj tij në policinë vendore të Lezhës, ku theksonte se dy persona i zunë rrugën me automjet, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.