back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetIsh-kreu i PD Kukës "shuplakë" Flamur Nokën/ Sinamati: Nuk marr pjesë në...

Ish-kreu i PD Kukës “shuplakë” Flamur Nokën/ Sinamati: Nuk marr pjesë në hipokrizi politike

Ish-kreu i Partisë Demokratike për Kukësin, Admir Sinamati, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ku shpjegon arsyet e mospranisë së tij në aktivitetin përkujtimor të 35-vjetorit të themelimit dhe 4-vjetorit të Rithemelimit të PD-së, të zhvilluar në Kukës.

Sinamati thekson se mungesa e tij nuk është rastësore, por një qëndrim i ndërgjegjshëm politik dhe institucional, që sipas tij ka për qëllim respektimin e anëtarësisë, Statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike.

Ai shprehet se, për shkak të rolit të tij si ish-kryetar i PD Kukës dhe aktivist i Rithemelimit në periudhën 2021–2022, ndjen përgjegjësi morale për të reaguar ndaj praktikave që, sipas tij, bien ndesh me normat statutore dhe interesat e demokratëve.

Sinamati bën me dije se ka marrë një ftesë zyrtare për aktivitetin nga drejtuesi aktual i degës së PD Kukës, të cilin e akuzon se ka qenë pjesë e procesit politik dhe procedural që çoi në përjashtimin e tij nga primaret për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sipas tij, ky përjashtim është realizuar në kundërshtim me parimet e barazisë, garës së lirë dhe procesit të rregullt të brendshëm, duke akuzuar drejtpërdrejt sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për përgjegjësi institucionale dhe politike.

Në reagimin e tij, Sinamati kritikon ashpër atë që e cilëson si hipokrizi politike, duke theksuar se nuk mund të marrë pjesë në aktivitete ku, nga njëra anë flitet për unitet, ndërsa nga ana tjetër justifikohet përjashtimi politik pa transparencë dhe standarde të barabarta.

“Mosprania ime është akt qëndrimi politik dhe moral, por jo distancim nga Partia Demokratike dhe as nga demokratët e Kukësit”, shprehet ai, duke shtuar se refuzon të bëhet pjesë e kompromisit amoral dhe kontradiktave institucionale brenda PD-së.

Në përmbyllje, Sinamati shpreh respektin për themeluesit e PD Kukës në vitin 1991 dhe për rithemeluesit e vitit 2022, duke i cilësuar ata si referencë morale për demokracinë dhe pluralizmin politik. Ai thekson se Partia Demokratike duhet të trajtohet si kauzë morale dhe mision qytetar, e jo si pronë personale apo instrument pushteti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat