back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-LSI drejt PS-së: Kush janë figurat që braktisën Metën

Ish-LSI drejt PS-së: Kush janë figurat që braktisën Metën

Gjatë viteve të fundit, disa figura të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (tani Partia e Lirisë) kanë lënë këtë forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, duke treguar një trend të qëndrueshëm largimesh nga selia rozë.

Silva Caka është figura më e fundit që ka marrë këtë vendim, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Por ajo nuk është e vetmja që ka ndjekur këtë rrugë. Lëvizjet kanë nisur me emra si Spartak Braho, Lefter Koka, Nasip Naço dhe Agron Çela, të cilët iu bashkuan listave të PS-së në kohën kur dolën nga ish-LSI-ja.

Në legjislaturën e kaluar, Nasip Naço ka qenë kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Vangjel Tavo, kryetar aktual i Bashkisë Himarë, gjithashtu ka kaluar nga Partia e Lirisë tek PS.

Para fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Endrit Braimllari iu bashkua PS-së dhe u përfshi në listat e Tiranës. Ai nuk mori mandatin e deputetit, por u emërua nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Nga Partia e Lirisë janë larguar gjithashtu edhe Gledion Rahovica dhe Klevi Pojana, duke theksuar një trend të vazhdueshëm të ish-figura të LSI-së drejt PS-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat