back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetLegjislatura e re nis me riorganizim/ Ish-ministrat në drejtim të komisioneve

Legjislatura e re nis me riorganizim/ Ish-ministrat në drejtim të komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një drejtim të ri në legjislaturën e ardhshme. Kryetarja aktuale, Elisa Spiropali, pritet të largohet nga posti për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa në karrigen më të lartë të Parlamentit do të ngjitet ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Një tjetër ndryshim vjen edhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku Bledi Çuçi i lë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu.

Në krye të Grupit Parlamentar Socialist rikthehet Taulant Balla, pas disa vitesh në qeveri si ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ai do të zëvendësojë Niko Peleshin, që tashmë merr drejtimin e Kuvendit.

Edhe drejtimi i komisioneve parlamentare pëson lëvizje. Tre ministra të kabinetit të mëparshëm do të kenë rol aktiv në këtë strukturë:

Ulsi Manja rikthehet në krye të Komisionit të Ligjeve,

Igli Hasani, aktualisht ministër i Jashtëm, do të drejtojë Komisionin për Punët e Jashtme,

Arbian Mazniku do të drejtojë komisionin për reformën administrative-territoriale.

Drejtuesit e rinj

Kryetar i Kuvendit: Niko Peleshi (në vend të Elisa Spiropalit)

Nënkryetare e Kuvendit: Klodiana Spahiu (në vend të Bledi Çuçit)

Kryetar i Grupit PS: Taulant Balla (në vend të Niko Peleshit)

Komisioni i Ligjeve: Ulsi Manja (në vend të Klotilda Bushkës)

Komisioni i Jashtëm: Igli Hasani (në vend të Mimi Kodhelit)

Struktura e re e komisioneve

Legjislatura e re do të nisë me një ristrukturim të rëndësishëm. Nga 8 komisione të përhershme, numri rritet në 11. Prej tyre, 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – PS

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – PS

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – PS

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – PS

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – PS

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Opozita

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – PS

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – PS

Me këto ndryshime, Partia Socialiste konsolidon drejtimin e saj në legjislaturën e re, duke shpërndarë role kyçe ndërmjet figurave me eksperiencë të gjatë qeverisëse dhe deputetëve të rinj në skenën politike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat