Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur dje në kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me “Sterilizimin”.
Beqaj kërkoi të bëjë deklaratën të shoqëruar me poëer point, gjë që nuk është lejuar nga kryetarja e komisionit hetimor të shëndetësisë, Albana Vokshi.
Pavarësisht se qëndroi mbi 9 orë ai nuk mundi ta jepte dëshminë, për shkak të përplasjeve të deputeëve PS-PD.
Teksa insistonte se çfarë i njeh Ligji për të dëshmuar, Beqaj deklaroi se në këtë skandal që po hetohej është i përfshirë edhe një anëtar i këtij Komisioni.
“Jo jo ju më keni akuzuar. Sot u morët me jam apo jo më pak a më shumë i mençur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto.
Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve”, tha Beqaj.
Kush është anëtari i “Sterilizimi”, ish-ministër?

Në vitet 2009-2012, Ministria e Shëndetësisë është drejtuar nga Petrit Vasili, i cili në atë kohë ishte nën logon e LSI-së.
Vasili aktualisht është anëtar i Komisionit hetimor për shëndetësinë, ku po diskutohet çështja e sterilizimit, duke qenë kështu edhe në konflikt interesi.
Vasili, ose siç njihet ndryshe, deputeti me 360 vota, ka nënshkruar kontratën për blerjen e një stacioni për sterilizimin që do të vendosej në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.
Stacioni u ble dhe për gjithë kohën që Vasili ishte ministër e më pas, deri më 2014, nuk punoi asnjë ditë, duke shkaktuar probleme të rënda në sistemin shëndetësor rritjen e infektimeve dhe rrezikimin e mbylljes së sallave të operacioneve.