back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 3 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetIsh-ministrja bëhet këshilltare/ Zgjedhja e radhës e Ramës

Ish-ministrja bëhet këshilltare/ Zgjedhja e radhës e Ramës

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, është rikthyer në ekzekutiv, këtë herë në rolin e këshilltares juridike të kryeministrit Edi Rama.

Burime zyrtare nga Kryeministria konfirmojnë se emërimi i saj është formalizuar së fundmi, duke i besuar Gjonajt një rol të rëndësishëm në mbështetjen ligjore dhe koordinimin institucional të kabinetit.

Etilda Gjonaj, e cila nuk arriti të siguronte mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Tiranës, rikthehet kështu në skenën politike pas më shumë se tre vitesh qëndrimi jashtë funksioneve ekzekutive.

Gjonaj ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe administratës publike. Ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Drejtësisë në periudhën maj–shtator 2017, përpara se të emërohej ministre e plotë në kabinetin Rama II, ku qëndroi deri në vitin 2021.

Përpara hyrjes në politikë, Gjonaj ka qenë Komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit, ku për tre vite (2014–2017) ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike Qendrore dhe Vendore.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si eksperte pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, duke kontribuar në hartimin e legjislacionit që hodhi bazat e sistemit të ri të drejtësisë në vend.

Ky rikthim i Gjonajt në një rol pranë Kryeministrit shihet si pjesë e një strategjie të re për forcimin e ekspertizës ligjore në Kryeministri, në një kohë kur qeveria po përgatit ndryshime të reja në legjislacionin penal dhe administrativ.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat