Trejsi Sejdini nuk ndalet së provokuari. Modelja shqiptare ka ngritur temperaturat në Instagram me setin e fundit të fotove, ku shfaqet me bikini dhe poza tërësisht joshëse.
Ish-misi ka zgjedhur të ekspozojë format trupore me krenari, duke i dhënë ndjekësve një pamje që nuk kalon pa u komentuar. Bikini minimaliste, që lënë pak vend për imagjinatë, i kanë shtuar edhe më shumë intensitet pamjes së saj.
