Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi mënyrën e funksionimit të hetimeve të SPAK, pas arrestimit të Erion Veliaj, që ka ngritur shumë pikëpyetje edhe mbi rastet e shpeshta të vendosjes së masës arrest në burg.
Beci tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se SPAK ka krijuar një “inflacion të masave të sigurisë arrest në burg”, duke përdorur këtë masë ekstreme edhe në raste kur nuk është e nevojshme.
Ai theksoi se masa e arrestit duhet të përshtatet me rrezikshmërinë e personit dhe mundësinë e prishjes së provave, dhe jo të vendoset në mënyrë të tepruar.
“Në rast se drejtësia do vendoset me kosto që kanë të bëjnë me standard dhe proces ligjor duhet të ndalojmë. Standardi duhet të jetë si për qytetarin e thjeshtë. Nuk mund të ndash pandëshkueshmërinë me procese të parregullta. Prodhojmë proces që do jenë të vështira për tu përballuar. Nëse largohesh nga drejtësia dhe shkon te ndëshkimi mund të kënaqësh publikun që është i etur për ndëshkime, për çmime të të brendshmeve.
Por ky standard i parregullt do ta vuajnë në kurriz. Ajo çka tha Xhafaj dhe Manjani, janë element të procedurës që janë shkelur dhe bërë të parëndësishëm që mjaftin të dënohet personi pa le të shkelen rregullat. Duhet të konsiderohen, drejtësia duhet të bëhet brenda standardeve.
Rastet e fundit, sikur ti citojmë me emër, fjalimi i Ramës në serialin Sy më sy i qëndron gjithkujt, në fillim përmendte Metën, për shkeljen proceduriale, ndodhemi përballë një fakti që duhet marrë seriozisht si prokurorët duhet të funksionojnë brenda normave”, tha ai.
Beci kritikoi gjithashtu nisjen e hetimeve mbi bazën e një kallëzimi anonim, duke thënë se një denoncim i tillë nuk është i vlefshëm nëse nuk shoqërohet me prova konkrete. Ai shtoi se procedurat hetimore duhet të respektohen në mënyrë rigoroze, përndryshe drejtësia kthehet në një mjet ndëshkimi të padrejtë.
“Mënyra e fillimit të procesit penal, hetimi pasuror fillon në bazë të dyshimeve të arsyeshme. Hetimi pasuror nuk ka të bëjë me hetimin penal. Parimi i së drejtës hetimi penal paraprin hetimin pasuror. Në rast se unë kërkoj të një person të gjejë vepër penale është e gabuar. Po për një vepër penale ka një person. Prokuroria nuk është të targetojë një person ta marrë në hetim dhe ta dënojë.
Me çfarë kam lexuar, ka filluar me një kallëzim anonim. Me gjithë respektin kallëzimin anonim në rast se shoqërohet me prova, merret në konsideratë. E ka të përcaktuar. Kallëzimi anonim nuk merret. Por në rast se kallëzim anonim të orienton prova konkrete niset hetimi. Mënyra e ndjekjes dhe persekutimit është e padrejtë.
Intimidimi i dëshmitarëve nuk është rast t parë Veliaj. Hetues në BKH kanë tejkaluar atë që parashikon kodi. Kanë tejkaluar normat proceduriale. Duhet të jemi të kujdesshëm. Dëshmitari intimidohet me procedurë penale. ka të sanksionuar mënyrën si pyetet dëshmitari. Në rast se nuk tregon të vërtetën ke dëshmi të rreme përballë prokurorit”, tha ai.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij ishte intimidimi i dëshmitarëve nga hetuesit e BKH-së, të cilët, sipas tij, kanë tejkaluar normat procedurale.
“Dëshmitarit nuk mund t’ja marrësh telefonin. Përse mazhoranca u kujtua sot ndërkohë që këto problematika kanë kohë që shtrohen nga persona të ndryshëm. E thashë në fillim, në rast se këto vërejtje ia heqim emrin Veliaj dhe vëmë këdo emër, këto vërejtje qëndrojnë.’
Në pikëpamje të veprave penale, ata hetojnë dhe gjykojnë njëri-tjetrin. ngërç që nuk duhet të ekzistonte që në momentin e ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.
SPAK dhe prokuroritë e përgjithshme kanë inflacion të masave të sigurisë arrest në burg. Arresti në burg është masa më ekstreme kur asnjë nga masat e tjera nuk. Prokuroria e Posaçme e tejkalojnë masën me arrestin në burg. Nuk ka pse të jetë. nuk janë normale. Duhet të përputhësh rrezikshmërinë e personit, veprës penale, mundësinë prishjes së provave”, shtoi ish prokurori.