back to top
3.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaIzraeli intensifikon ofensivën për marrjen e “bastionit të fundit” të Hamasit

Izraeli intensifikon ofensivën për marrjen e “bastionit të fundit” të Hamasit

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Rripin e Gazës të shtunën, ndërsa Izraeli vazhdoi ofensivën e tij ushtarake në enklavë.

Në ditët e fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet në të gjithë qytetin e Gazës, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta dhe duke akuzuar Hamasin për vendosjen e infrastrukturës së mbikëqyrjes në to.

Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen, si pjesë e një ofensive që synon të marrë kontrollin e qytetit më të madh palestinez, të cilin e quan bastioni i fundit i mbetur i Hamasit.

Qindra mijëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në Gazë në kushte shumë të rënda urie. Sipas punonjësve të ndihmës, pas përshkallëzimit të sulmeve dhe thirrjeve për t’u evakuuar nga qyteti, numri i njerëzve që largohen është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat