back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaIzraeli kundërshton Bordin Ekzekutiv të Gazës

Izraeli kundërshton Bordin Ekzekutiv të Gazës

Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njoftimit për përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, duke theksuar se ky vendim është marrë pa asnjë koordinim me Izraelin dhe bie ndesh me politikën e tij zyrtare.

Në një deklaratë, Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se çështja është konsideruar mjaft serioze, saqë kryeministri ka udhëzuar Ministrin e Punëve të Jashtme të kontaktojë Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar sqarime.

“Njoftimi në lidhje me përbërjen e Bordit Ekzekutiv të Gazës, i cili është në varësi të Bordit të Paqes, nuk u koordinua me Izraelin dhe është në kundërshtim me politikën e tij.

Kryeministri i ka udhëzuar Ministrit të Punëve të Jashtme të kontaktojë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat