Ushtria izraelite ka bërë me dije se të premten kreu sulme kundër Hezbollahut në disa zona të Libanit.
Sulmet kishin në shënjestër depot e armëve dhe një strukturë prodhimi armësh, të përdorura për rehabilitimin dhe përforcimin ushtarak të organizatës terroriste Hezbollah.
Sulmet u kryen në jug të vendit në zona të largëta në kufi, si dhe në Luginën Bekaa ku Hezbollahu ka një prani të fortë. Nga sulmet nuk u raportua për viktima.
Libani është nën presion të fortë nga Shtetet e Bashkuara për të çarmatosur Hezbollahun, i cili doli i dobësuar në nëntor 2024 nga një luftë vdekjeprurëse me Izraelin.
Të enjten, ushtria libaneze tha se kishte arritur objektivat e fazës së parë të planit të saj, i cili konsiston në çarmatosjen e lëvizjes shiite në zonën midis kufirit me Izraelin dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra më në veri.



