back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaIzraeli sulmon spitalin në Gaza, 4 gazetarë mes 15 viktimave

Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 4 gazetarë mes 15 viktimave

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërkombëtare.

Sipas Reuters një nga kameramanët e saj u vra në sulmin në Spitalin Nasser. Tre të tjerët raportohet se kanë punuar për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC.

Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga spitali kryesor në jug të Gazës.

Të paktën 23 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës.

Disa njerëz u vranë në një sulm fillestar dhe të tjerë në një të dytë, i cili ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, tha Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat