Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, kryeministrin Edi Rama, Taulant Ballën dhe dy prokurorët, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonaj, për shkeljet sipas tij që kanë bërë gjatë hetimeve të tyre.
Postimi:
Kallëzim penal ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës dhe dy prokurorëve të SPAK që zgjodhën të bëhen lolo të pushtave të shtetit dhe e degjenerojnë vetë ssskapin.
Deri tani lolot e fëmijëve tanë kanë refuzuar te nisin proccedim penal kur banditi quhet Edi Rama, Taulant Balla, Arben Kraja apo Millonai.
Mesa di ligji eshte i barabartë për të gjithë. Ende nuk e kemi Kodin Penal nominativ që të shkruajë se Kodi nuk zbatohet nëse i dyshuari quhet Edi Rama apo Taulant Balla.
Donatorët kanë shpenzuar qindra milionë dollarë dhe deshirojnë t’a adresojnë SPAK gati si një institucion hyjnor. Problemi është se klerikë të korruptuar ofrojnë teologji t=ë rreme.
Ky abuzim nga Edi Rama nuk krahasohet me aferat qindra miliona të inceneratorëve, koncensioneve në shëndetësi, shkeljen dy herë të ligjeve federale nga Edi Rama si me financimet në fushatë elektorale në 2012 apo me korruptimin e shefit të FBI McGonigal, por meqë SPAK nuk guxon të hetojë ato, ky abuzim që po depozitoj sot është vërtetuar me vendim gjykate të formës së prerë.