Jasir Asani duket se më në fund e ka mbyllur aventurën e tij në Kore. Sulmuesi shqiptar ka marrë një tjetër ofertë dha ka zgjedhur që të transferohet atje.
Por ku do të shkojë Asani? Bëhet fjalë për ekipin e Yokohoma Marinos, e cila ndodhet në Japoni. Aktualisht ndodhet në vendin e fundit të renditjes, megjithatë është një ekip që nuk lufton zakonisht për vendet e fundit në tabelë.
Për këtë arsye ata kanë menduar që të marrin Jasir Asanin, që t’i japin një tjetër forcë anës sulmuese, ndërsa për shqiptarin do të ishte një fillim i ri.