back to top
4.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_img
KreuSporti“Jemi gati, Anglia luan fort”, Bajrami: Të tregojmë veten, nuk ka asgjë...

“Jemi gati, Anglia luan fort”, Bajrami: Të tregojmë veten, nuk ka asgjë të pamundur

Shqipëria do të sfidojë Anglinë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit.  Në prag të këtij takimi, mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Në ndeshjet e fundit me Rangers nuk keni pasur shumë minuta aktivizim, a jeni gati për duelin me Anglinë?
Është e vërtetë se me ndryshimet që u bënë në stol kam marrë më pak minuta. 6 muajt e parë e fillova mirë, por kjo është pjesë e futbollit. Jam gjithmonë gati, kam bërë nmaksimumin në çdo stërvitje me klubin tim.

Ku e ndjen veten më mirë Bajrami, në cilin rol? Ku ke mundësi më shumë për të luajtur?
Që ka trafik në futboll, kjo është normale. Konkurenca është e madhe, kështu që çdo futbollist jep maksimumin në stërvitje, pastaj trajneri do të vendosë. Unë jam gati të luaj ku të më vendosë Sylvinho.

4 vite më parë keni luajtur me Anglinë, çfarë do të jetë ndryshe këtë herë?
Ajo ndeshje me Anglinë ka kaluar, tashmë është një sfidë tjetër, e dimë se çfarë kundërshtari na pret. Sylvinho e di mirë këtë, ndaj po përgatitemi maksimalisht.

Eleminuat Mourinhon nga Liga e Europës, a ju ka motivuar ky fakt?
Besoj se po, ngaqë ishte një sukses i madh. Ku ka më mirë se të eliminosh Mourinhon dhe Fenerbahcen. Ky triumf na ka shtuar vetëbesimin, mjaft i karikuar kam ardhur edhe në komnëbtare.

Sa gati është Shqipëria për ta përballuar Anglinë?
Anglia luan shumë fort, të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojës jemi më shumë se kurrë gati.

UEFA ka ripostuar golin tuaj të shënuar me Italinë në “Euro 2024”…
Rekordi është rekord. Të shikojmë çfarë do të bëjmë me Anglinë. Të gjithë çunat janë gati për duelin në “Wembley”.

Nga Liga e Kombeve te kualifikueset e Kupës së Botës
Çdo kompeticion është i ndryshëm, tashmë luajmë për kualifikueset e Botërorit. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq është analizuar, duhet të mësojmë për të ecur përpara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat