Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.
Kreu i qeverisë pati dhe një ‘përplasje’ me një gazetar.
Rama: Jeni gazetar apo protestues? Nuk po ju kuptoj.
Gazetari: Pyetja ime kishte të bënte edhe për linjat tokësore.
Rama: Ju përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme. Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.
Më tej ai foli për fluturimet dhe udhëtimet me autobusë
“Mendoj që keni një argument por duhet dhe një tjetër. Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë sepse është më i rralli, në mos i vetmi që përshkon gjithë vendin, Lumi Vjosë u zbulua nga qytetarët si lumi i fundit i egër në Evropë, na u hodhën në fyt që ta mbronin. Pasi zbutët lumenjtë tuaj, donit që të tonin ta mbanim në egër. Donit të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që mendoni se është e duhura.
Mos u kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avion. Na u ndalua për gjysmëshekulli, ne ecnim, vinim vërdallë vendit tonë që ishte si burg. Jam i bindur se ashtu siç po ndodh sot, do të rritet me më shumë zviceranë, gjermanë, izraelitë që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera, raftin në lumenj dhe kështu me radhe.
Shqipëria është vend i vogël, kemi çfarë ka Zvicra, por imagjinoni nëse Zvicra do kishte atë që ka Mesdheu. Ne kemi Zvicrën, Mesdheun, çdo gjë që do një qenie njerëzore. 28 km2 por me larishmëri. Po ashtu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët dhe nuk jemi të mërzitshëm se zviceranët.”