back to top
7.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Jo cilido është i hetueshëm është i fajshëm/ Rama flet për Veliajn:...

“Jo cilido është i hetueshëm është i fajshëm/ Rama flet për Veliajn: Gjyqet nuk bëhen në media

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë për hetimet e SPAK ndaj Erion Veliajt.

Qëndrimi i Ramës ka qenë i njëjtë me rastet e tjera.

Rama ka ripësëritur se nuk komenton raste individuale, por ka thënë se jo kushdo që hetohet është i fajshëm.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, siç ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.

Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat