back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetJorida Tabaku refuzon të kandidojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës

Jorida Tabaku refuzon të kandidojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot në Asamblenë e Partisë Socialiste kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Ministrja aktuale e Shëndetësisë do të jetë emri me të cilin socialistët synojnë të marrin drejtimin e kryeqytetit.

Ndërkohë, në kampin opozitar mbizotëron ende paqartësia. Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e pyetur në emisionin “A Show”, mohoi të ishte një nga kandidatet e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do të bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan”, tha Tabaku, duke shtuar se “bashkia ka nevojë për ndryshim sistemi, jo thjesht për ndërrim kryetarësh”.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat