Gjatë takimit në qytetin e Shkodrës ku janë prezantuar 11 kandidatët për deputetë të PD në qarkun e Shkodrës, kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje demokratëve që kanë zgjedhur të ndjekin Bashën, ti bashkohen koalicionit opozitar.
“Fatmir, Ramiz, ikni tani e morët vesh ku shkoi Donaldi e shihni dhe ku po shkon dhe Kimi. Mos vazhdoni gënjeshtrën e Lul Bashës se nuk ka më turp t’ju gënjejë Lul Basha nga mëngjesi në darkë. Të gënjejë që po të uleni dhe të mendoni sa herë jeni gënjyer ju s’jeni të zotë ti numëroni.
Kthehuni dhe mos vazhdoni betejën se cdo votë për këta është votë për Edi Ramën, cdo votë e partive kundër opozitës është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.
Deklarata e kryedemokratit:
Por ky sundim barbar së shpejti merr fund.
PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore zotohen para jush në mënyrë solemne, se për 55 ditë, këtij makthi të gjatë i vjen fundi.
Ndaj dhe unë jam këtu për të prezantuar kandidatët e fitores, kandidatët e interesave tuaja, kandidatët e qyteteve, fshatrave tuaj.
Për të prezantuar së bashku me ta projektin më madhështor për Shkodrën dhe Shqipërinë të 34 viteve të fundit.
Projektin më madhështor për Shqipërinë dhe Shkodrën të 340 viteve të fundit.
Projektin e ëndrrës shqiptare, e ëndrrës së të rinjve shqiptarë.
Këta janë kandidatët që nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por vijnë nga qytetet, fshatrat, vijnë nga sheshet, nga drita juaj, votëbesimi juaj.
Këta janë kandidatët e fitores.
Edi Rama, të garantoj se nga Dukagjini gjer në Velipojë, do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton.
Të dashur miq, përballen në këtë fushatë dy morale, dy filozofi.
Përballen nga njëra anë morali i dhembshurisë njerëzore, i dashurisë së pakufishme për qytetarin, për Shkodrën, për Shqipërinë.
Përballet morali i mashtrimit, zinxhirit të pafundëm të mashtrimeve, plaçkitjes, vjedhjes, përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
Por kësaj here, 11 maji është fundi i tyre.
Sot në postin e kryeministrit është një njeri që para shkodranëve, para shqiptarëve nuk thotë dot asnjë premtim, sepse ka mashtruar kaq shumë dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Por mos harroni një gjë, në klubin e të ligjve, më i ligu është gënjeshtari.
I tillë është kryeministri i Shqipërisë që tani nuk flet më për premtime se ka mashtruar për 12 vite.
Miqtë e mi, unë jam sot këtu për programin e Shqipërisë Madhështore.
Për shumë njerëz, madhështore mund të duket një ekzagjerim. Por unë u betohem ju që nuk është gjë tjetër veçse ëndrra e ditës e çdo shqiptari që e do Shqipërinë dhe është 100 përqind i realizueshëm.
Shqipëria Madhështore fillon me një Shkodër të jetueshme, ku qytetarët nuk numërojnë kafshatën, ku qytetarët nuk mbeten pa ilaçe, ku qytetarët nuk njohin më varfërinë ekstreme.
Me një Shkodër në të cilën pensionistët dhe rrogëtarët paguhen dhe do paguhen gjithnjë e më mirë.
Shqipëria Madhështore mund t’u duket ju çudi, por fillon me vendosjen e minimumit jetik për çdo shkodran dhe shqiptar.
Nuk do ketë më pensionistë me pension të pjesshëm apo të ulët, çdo pensionist do ketë minimumin 200 euro dhe mbi këtë do rritet pensioni 20 përqind.
Në këtë paketë të dhembshurisë, rrogat minimale bëhen 500 euro, rriten pra me 20 përqind dhe kjo brenda 100 ditëve të para.
Rrogat mesatare rriten me 1200 euro.
Në këtë paketë të dhembshurisë, të gjithë rrogëulëtit, të gjithë ata me minimum jetik do marrin kartën e konsumatorit. Do u kthehet e gjithë TVSH-ja. Nuk është pak, është 2-3 pensione dhe ky është një lehtësim tjetër.
Energjia elektrike do zbresë në 7 lekë.
Nafta do shitet me çmimin që shitet në Kosovë dhe asnjë qindarkë më shumë.
Me të drejtë mund të thonë njerëzit, po ku do i merrni këto para? Do ua kthejmë ju paratë. Nuk do bëjmë asgjë tjetër miqtë e mi, vetëm ua kthejmë qytetarëve.
Po a mund të thotë, a ka pashpirtësi më të madhe që të thotë një kryeministër, që nëse i rris pensionet, Shqipëria merr fund.
Çfarë është kjo psikologji tirani i pashpirt?
Unë u them ju, paratë do ua kthejmë ju sepse nuk do vidhen 130 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.
Paratë do ua kthejmë shqiptarëve rroga dhe pensione se nuk do ndërtohen rrugë me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci dhe Europë.
Paratë do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë nga taksat e tyre, rroga dhe pensione, sepse kryeministri nuk do udhëtojë me avion taksi 21 milionë euro në dy vite.
Paratë do ua kthejmë ju se nuk do vidhen 50 milionë euro në një dorë në tunelin e Llogarasë.
Paratë do ua kthejmë ju se nuk do…