back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetJul Deda ironizon PD-në/ "Nga “jo për gallatë” te kandidimi i një...

Jul Deda ironizon PD-në/ “Nga “jo për gallatë” te kandidimi i një aktori humori për Tiranën”

Aktori Julian Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e aktorit të humorit, Florjan Binaj, në garën për Bashkinë e Tiranës.

Dy vite më parë, Deda vetë kishte kandiduar në primaret e PD-së, por nuk u përzgjodh nga lidershipi. Ai kujton se asokohe kandidimi i një aktori shihej si i papranueshëm, ndërsa sot PD ka thyer një tabu.

“Thyerje tabush në PD, e cila ka vendosur të mbështesë një aktor humori në garën për bashkinë e Tiranës. Sot po bëhet fakt diçka që para dy vitesh (në primaret e 2023) ishte e tmerrshme të ndodhte, pikërisht kandidimi i një aktori humori për kryetar bashkie. Mbaj mend, kur kandidova në primare, një funksionar i lartë, adult dhe injorant aty, më tha: ‘nuk do shkojmë në bashki për gallatë’. Ndërsa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-së”, shkruan Deda.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për Florjan Binajn, duke i uruar suksese, por kërkoi që kjo mbështetje të jetë reale dhe jo vetëm sa për sy e faqe.

“Florit i uroj me gjithë zemër suksese në këtë garë. Shpresoj që mbështetja nga PD dhe opozita të jetë e vërtetë dhe jo ‘m’ka çu halla me la gojën’, që të mos përfundojë e djegur edhe një figurë tjetër e mirë, si shumë të tjera”, përfundoi Deda.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat