Juristi Rezart Kthupi deklaroi se rinumërimi i votave ishte një proces i nevojshëm për transparencë dhe legjitimitet të procesit zgjedhor. Sipas tij, pavarësisht se rezultati nuk ndryshoi rrënjësisht, besimi i partive politike është më i lartë ndaj numërimit nga KQZ sesa ndaj vetë numëruesve.
“Rinumërimi duhej bërë. Transparenca është një e mirë e përbashkët. Partitë nuk kanë besim te numëruesit, por kanë më shumë besim te numërimi i KQZ,” – u shpreh Kthupi.
Në lidhje me qëndrimin e Sali Berishës dhe qëndrimin e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve, Kthupi theksoi se Berisha po kërkon të fitojë kohë, për të shtyrë sa më shumë në kohë zbatimin e nenit “Basha”, që lidhet me rregullimin e brendshëm statutor për dorëheqjen pas humbjes.
“Zoti Berisha ka nevojë për kauzë, jo për rezultat. Për sa kohë mban të gjallë një kauzë – si ajo që ‘vjedhjet u vodhën dhe në Shqipëri nuk ka demokraci’ – ai mbetet në betejë,” – theksoi ai, në një intervistë në ABC News.
Kthupi theksoi gjithashtu se Berisha po mundohet ta mbajë PD-në në gjendje mobilizimi përmes një diskursi krizash dhe mosbesimi, duke shmangur dorëheqjen nga drejtimi i partisë.