Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë pas dëmtimeve të Gleison Bremer dhe Juan Cabal, por misioni nuk është aspak i thjeshtë.
Kështu agjenti portugez, Jorge Mendes pasi solli Francisco Conceiçao në Torino, po përpiqet të gjejë çelësin për të zhbllokuar marrëveshjen për qendërmbrojtësin e Benfica-s, Antonio Silva.
Antonio Silva po luan sezonin e 3-të te skuadra e parë e Benficas, teksa më herët është aktivizuar në radhët e Benfica U23 dhe Benfica B. Për Silvan, kalimi te “Zonja e Vjetër” do të ishte një “trampolinë” vërtetë e mirë, për karrierën e 21-vjeçarit.