back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ka apati në sistem”/ Manja sinjalizon ndryshime në drejtësi

“Ka apati në sistem”/ Manja sinjalizon ndryshime në drejtësi

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të rishikohet, duke ngritur shqetësime për funksionimin aktual të sistemit dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve të drejtësisë.

Në një intervistë me Grida Dumën, Manja u ndal fillimisht te çështja e pagave të gjyqtarëve, por theksoi se problemi kryesor lidhet me dosjet e prapambetura dhe eficiencën e sistemit gjyqësor.

“Çfarë do të bëhet me dosjet e prapambetura? Ka ardhur momenti të hapet ky diskutim. Po shfaqen simptomat e një apatie në sistemin e drejtësisë,” u shpreh Manja.

Ai kritikoi gjithashtu Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për mungesë transparence në vendimmarrje, duke theksuar se sipas tij këto institucione e konsiderojnë procesin vendimmarrës si një çështje të brendshme.

“Në KLGJ dhe KLP ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe ata e konsiderojnë këtë si diçka që ndodh brenda shtëpisë së tyre,” tha Manja.

Sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, ka ardhur koha të diskutohet hapur nëse reforma në drejtësi ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

“Ka ardhur koha për diskutimin e temës: a e kanë shqiptarët këtë drejtësi cilësore që iu premtua në vitin 2016?” deklaroi ai.

Manja u bëri thirrje gjykatave që të largohen nga, siç u shpreh ai, roli i noterit dhe të ushtrojnë përgjegjësitë kushtetuese, duke theksuar se për gjyqtarët duhet të vlejë vetëm prova.

Nga studio e Top Channel, Manja paralajmëroi gjithashtu ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt magjistratëve.

“Vëreni gishtin mendjes, sepse do të ndërhyjmë në sistem,” tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat