back to top
0.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKadiu sulmon listat e Berishës: Demokratët e vërtetë u lanë jashtë për...

Kadiu sulmon listat e Berishës: Demokratët e vërtetë u lanë jashtë për hile në parlament

Hysen Kadiu, kandidati që doli i pari në primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, por që u la jashtë listës nga Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Mesila Dodës për të mos qenë më pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Në një reagim publik, Kadiu thekson se me këtë vendim demokratët humbin një deputet të zgjedhur më 11 maj.

“PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur, edhe pse ishte në listën e sigurt të PD,” shkruan Kadiu.

Ai kujton se ky veprim nuk është surprizë, duke përmendur se edhe në parlamentin e kaluar Doda dhe Shpëtim Idrizi kishin ndjekur të njëjtën rrugë, duke votuar “sipas interesave të tyre dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve”.

Sipas Kadiut, problemi nuk lidhet vetëm me individë të tillë, por me mënyrën se si u dhanë lista të sigurta, duke lënë jashtë demokratë që “kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën në parlament”.

“Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament,” – përfundon Kadiu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat