back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKalaja konfirmon gatishmërinë për garën në Tiranë/ “Berisha tha se do ta...

Kalaja konfirmon gatishmërinë për garën në Tiranë/ “Berisha tha se do ta diskutojmë”

Adriana Kalaja ka deklaruar se është e gatshme të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, nëse opozita do të vendosë ta mbështesë.

Kalaja theksoi se nuk i ka kërkuar personalisht Sali Berishës që të jetë kandidate, por ka komunikuar me të dhe ai i ka bërë të ditur se emri i saj do të merret në konsideratë gjatë diskutimeve për përzgjedhjen e kandidatit të opozitës.

Ajo kujtoi se në vitin 2022 ka kandiduar në primaret e PD për Tiranën, të cilat i fitoi Belind Këlliçi, ndërsa dy emrat e renditur më sipër, Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, nuk kanë shprehur interes, ndërsa Aleksandër Bogdani, që ishte i treti, ka ndërruar jetë.

“Jam e gatshme të jem kandidate nëse opozita e sheh të arsyeshme. Është momenti më i mirë që opozita të dalë me kandidat të përbashkët dhe të sfidojë mentalitetin se me Ramën nuk fitohet”, u shpreh Kalaja, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat