back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKalaja: Kur ligji shkelet, pushteti kthehet në mafie

Kalaja: Kur ligji shkelet, pushteti kthehet në mafie

Gjatë protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë, ka mbajtur një fjalim me tone të forta edhe aktivisti i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për, sipas tij, keqqeverisje, korrupsion dhe ushtrim të pushtetit në mënyrë të padrejtë.

Kalaja u shpreh se Shqipëria ndodhet nën sundimin e një pakice, duke e cilësuar formën aktuale të qeverisjes si tirani.

“Sot Shqipëria nuk qeveriset nga shumica, por sundohet nga një pakicë. Çdo pushtet që shkel ligjin quhet mafie, jo qeveri”, deklaroi Kalaja nga podiumi i protestës.

Ai theksoi se problematikat kryesore të vendit burojnë nga korrupsioni dhe keqqeverisja, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë pasivë dhe të mos presin zgjidhje nga faktorë të jashtëm.

“Nuk duhet të presim shpëtimtarë nga jashtë. Ndryshimi vjen vetëm nga angazhimi ynë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Kalaja kritikoi edhe heshtjen e shoqërisë përballë padrejtësive, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen aktuale nuk i takon vetëm qeverisë, por edhe mungesës së reagimit qytetar.

“Sot nuk vuajmë vetëm nga veprimet e qeverisë, por edhe nga heshtja jonë. Liria dhe ndryshimi nuk dhurohen, ato fitohen. Asgjë e madhe nuk është arritur pa sakrifica”, tha Kalaja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat