back to top
17.5 C
Tirana
E martë, 3 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKalaja për Ramën: Askush nuk e ndalon të bëhet mbret

Kalaja për Ramën: Askush nuk e ndalon të bëhet mbret

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, Aulon Kalaja, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e përshkruar si një njeri që “askush nuk e ndalon të bëhet mbret”.

I ftuar në një intervistë, Kalaja tha se Rama qeveris me “shije”, duke marrë vendime sipas dëshirës personale dhe shpesh në paligjshmëri. “Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë ‘këtë pallatin do ta prish sot’. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin, ndërkohë çmimi i ujit është rritur,” u shpreh kandidati demokrat ne Top Story.

Kalaja nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, duke theksuar se kodi zgjedhor i miratuar nga dy partitë është “skandaloz” dhe nuk i lejonte kandidatët të shikonin votat e tyre.

Ai komentoi gjithashtu retorikën e kryeministrit, duke e krahasuar me dy diktatorë që flisnin për përjetësinë: “Po ta shohësh, Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie,” tha Kalaja.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat