back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKalaja sfidon SPAK: Falja e gjobave nga qeveria ndikoi në zgjedhje

Kalaja sfidon SPAK: Falja e gjobave nga qeveria ndikoi në zgjedhje

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, ka ankimuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për mosfillimin e hetimeve mbi kallëzimin e tij lidhur me vendimin e qeverisë për faljen e gjobave disa ditë përpara zgjedhjeve.

Kalaja u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku ankimi i tij do të regjistrohet në shkallën e parë të gjyqësorit dhe më pas do të hidhet shorti elektronik për caktimin e gjyqtarit që do shqyrtojë kërkesën.

Sipas Kalasë, vendimi i qeverisë ka ndikuar drejtpërdrejt rezultatin zgjedhor, duke përbërë, siç thotë ai, një formë të shpërdorimit të burimeve shtetërore për përfitime elektorale.

Kujtojmë se në datën 27 maj, Kalaja dorëzoi kallëzimin në SPAK, duke kërkuar hetim penal për aktin normativ të qeverisë që parashikonte shfuqizimin e të gjitha gjobave të paekzekutuara të vendosura nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat