Sot po zhvillohet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-deputeten dhe ish kryetaren e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, si dhe të tjerë, nën akuzat e SPAK-ut.
Meta, theksoi se nuk ka fshehur pasuri dhe ka bërë një jetë të thjeshtë, duke mohuar shpenzimet e dyshuara për verë apo fluturime me charter. “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi. Nuk kam pirë verë as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, deklaroi ish-presidenti në seancë.
Ndërsa ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët se prokuroria ka bazuar pjesën më të madhe të akuzës mbi perceptime dhe indicie, duke sfiduar mundësinë e ngritjes së një akuze për korrupsion pa prova konkrete. Kryemadhi shtoi se Meta rezulton të mos ketë asnjë firmë që të mbështesë akuzat.



