Halit Valteri një prej kandidatëve në listën e hapur të Qarkut të Tiranës , ka ironizuar Partinë Demokratike, duke thënë se sipas tij, krerët e tyre janë futur si ‘struci’ te lista e mbyllur.
“Duhet ta votojë gjithkush që mendon që një djalë ka qenë zëri qytetarëve për gjithë atë aktivizëm që ka pasur.
Duhet ta votojë çdo i ri cili e gjen veten bashkëmoshatarë i cili ka pasur guximin të bëj beteja elektorale, edhe nuk është dorëzuar duke bërë beteja. Se sot është nder dhe privilegj që të jesh një nga kandidatët e forcës qeverisëse politike.
Për cdo të njëri i cili sheh aty një djalë të ri i cili ka pasur guximin, të denoncojë fortë si majtas si djathtas dhe të denoncojë një nga njerëzit më të korruptuar të vendit që është Ilir Meta, kancerin e politikës shqiptare”, tha Valteri në emisionin Repolitix në Report Tv.
Më pas gjatë fjalës së tij Valteri ka replikuar me të ftuarin e opozitës Besart Logu, ku i ka ndërhyrë dhe i ka thënë se socialistët lanë në listë të hapur deputetin Braçe.
“Besi nuk ka lidhje në listë të hapur apo të mbyllur, nuk jemi tek partia juaj që të gjithë fusin kokën si struci tek lista e mbyllur. Nuk jemi te partia juaj që kanë frikë gjykimin e qytetarëve”, shtoi Valteri.