back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKandidati për kreun e SPAK-ut/ “Informacionet e hetimeve nuk duhet të dalin...

Kandidati për kreun e SPAK-ut/ “Informacionet e hetimeve nuk duhet të dalin në media”

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, gjatë prezantimit të platformës së tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), është ndalur edhe tek problemi i nxjerrjes së sekretit hetimor në media, një fenomen që sipas tij cenon procesin normal të drejtësisë.

Në përgjigje të pyetjes për vizionin e tij lidhur me këtë çështje, Xholi theksoi se është e papranueshme që informacionet e hetimeve të dalin jashtë strukturave të autorizuara. “Është një shije shumë e hidhur që në momentin kur kryhen hetime, rezulton që informacionet të dalin nëpër media. Në praktikën time, gjatë fazës së hetimit nuk më ka ndodhur të ketë dalë diçka e tillë, sepse të vetmit persona tek të cilët rrezikohet hetimi dhe çështja janë prokurori, hetuesi dhe gjykata. Detyrimin për të ruajtur sekretin e kemi ne,” tha Xholi.

Ai shtoi se dispozitat ligjore parashikojnë përgjegjësi për çdo person që nxjerr akte sekrete dhe se askush nuk është imun ndaj ligjit. “Në praktikën time kam sugjeruar që ne jemi të detyruar të ndërmarrim hapa proceduralë. Ai që vihet në dijeni për aktet duhet të mbajë përgjegjësi, por asnjëri nga palët nuk ka interes për këtë. Sepse askujt nuk ia uroj që t’i bëhet ‘gjyqi në auditore’, por gjyqi duhet të zhvillohet aty ku e ka vendin,” përfundoi ai.

Xholi theksoi se ruajtja e sekretit hetimor është kyçe për integritetin e procesit dhe besueshmërinë e SPAK-ut si institucion i drejtësisë së posaçme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat