back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKandidatët që “vodhën” vota nga kolegët/ Rinumërimi trondit listat e PD dhe...

Kandidatët që “vodhën” vota nga kolegët/ Rinumërimi trondit listat e PD dhe PS

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës po sjell në dritë parregullsi të theksuara në ndarjen e votave preferenciale mes kandidatëve të të njëjtës listë. Nga 85 kutitë e para të rinumëruara, janë evidentuar raste të manipulimit të rezultatit brenda listave të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Në listën e PD-së, kandidati Ilir Alimehmeti, i cili kishte pretenduar publikisht se shumë vota të tij ishin kaluar te kandidatët e tjerë, ka rezultuar me një diferencë minimale: vetëm 4 vota mungesë krahasuar me procesverbalin e 11 majit.

Ndërkohë, rivalja e tij në garën për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku, ka rezultuar me 11 vota të munguara, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit, çka mund të ndikojë në balancën finale brenda listës së PD.

Në të njëjtën listë, disa kandidatë kanë përfituar padrejtësisht vota nga gabimet apo ndërhyrjet e numëruesve:

Petrit Doda, Petrit Gjorgji dhe Edith Harxhi kanë përfituar nga 10 deri në 14 vota secili.

Ndërkohë, Ilda Zhulalit i janë hequr plot 13 vota, duke e dëmtuar ndjeshëm në renditjen preferenciale.

E njëjta situatë është shfaqur edhe në kampin socialist.

Fatmir Xhafaj rezulton kandidati me më shumë vota të marra gabimisht, ndërsa Kejsi Elezi dhe Sofika Lleshi kanë përfituar nga 22 vota në mënyrë të padrejtë.

Rivaliteti mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, për një vend në listën fituese të PS-së, nuk është prekur në mënyrë domethënëse nga rinumërimi.

Xhaçka ka marrë 1 votë më shumë nga sa rezultonte në procesverbal.

Gjylametit i mungojnë 2 vota, çka nuk mjafton për ta përmbysur rezultatin.

Procesi i rinumërimit pritet të zgjasë disa javë të tjera, por deri më tani nuk ka shenja se këto lëvizje të vogla do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar të mandateve. Megjithatë, parregullsitë në ndarjen e votës preferenciale ngrejnë pikëpyetje serioze mbi cilësinë dhe besueshmërinë e numërimit fillestar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat