back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKaos në drejtësi/ KLGJ vonon 3 muaj caktimin e 42 magjistratëve të...

Kaos në drejtësi/ KLGJ vonon 3 muaj caktimin e 42 magjistratëve të rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi këtë të mërkurë projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024–2025.

Megjithëse emërimi i tyre si gjyqtarë u bë më 31 korrik, caktimi në funksion u realizua vetëm pas afro tre muajsh vonesë, për shkak të moskryerjes në kohë nga ana e KLGJ-së të lëvizjeve paralele dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve aktualë. Kjo procedurë ishte kusht për krijimin e vendeve të lira në gjykatat e Shkallëve të Para të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, Këshillat duhet të shpallin vendet e lira brenda muajit qershor dhe të publikojnë vendimet për caktimet brenda korrikut. Por KLGJ nuk i ka respektuar këto afate as këtë vit, as në vitet e mëparshme.

Këshilli është justifikuar se procesi i caktimit duhej të priste përfundimin e transferimeve dhe ngritjeve në detyrë të gjyqtarëve aktualë.

Procesi i vetingut, që nxori jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës gjyqësore, ka krijuar një mungesë të madhe gjyqtarësh dhe një stoku të akumuluar dosjesh, që vijon të rritet prej vitesh.

Të dhënat zyrtare tregojnë se struktura organizative e gjykatave parashikon 417 gjyqtarë, por aktualisht janë 308 të emëruar, prej të cilëve vetëm 265 janë realisht në detyrë. Me caktimin e 42 magjistratëve të rinj, numri i gjyqtarëve aktivë shkon në 307, ndërsa 350 janë të emëruar në total.
Në sistem mbeten ende 67 vende vakante.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat