back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKaos në Kuvend: Ambasadorët e huaj me duart në kokë

Kaos në Kuvend: Ambasadorët e huaj me duart në kokë

Seanca parlamentare e planifikuar si një maratonë politike për prezantimin e programit qeverisës “Rama 4” përfundoi në më pak se gjysmë ore për shkak të kaosit të shkaktuar nga opozita.

Deputetët e Partisë Demokratike, në vend të një debati me argumente, bllokuan foltoren, përplasën duart mbi tavolina dhe hodhën shishe uji dhe libra të rregullores drejt kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kabinetit të ri.

Seanca u zhvillua edhe nën sytë e ambasadorëve të huaj, përfshirë ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Gabriel Cremades Ventura, i cili në një moment është parë duke vendosur duart mbi kokë, i tronditur nga skenat e dhunës në sallë.

Megjithatë, programi qeverisës dhe kabineti “Rama 4” u miratuan me 82 vota pro, duke e bërë këtë një prej seancave plenare më të shkurtra dhe më dramatike në historinë e parlamentit shqiptar.

Seanca e shkurtuar dhe kaotike ka tërhequr vëmendjen edhe ndërkombëtare, duke reflektuar tensionet e forta politike mes mazhorancës dhe opozitës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat