back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 22 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeKaos në Librazhd–Qafë Thanë/ Rrëshqitja e dheut izolon banorët

Kaos në Librazhd–Qafë Thanë/ Rrëshqitja e dheut izolon banorët

Bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Qafë Thanë ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë.

Sipas raportimeve nga zona, një rrëshqitje masive dheu ka ndërprerë plotësisht qarkullimin, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.

Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët lokalë, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë segmentin e rrezikshëm në këmbë për të vijuar udhëtimin.

Banorë të zonës mes tyre edhe fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar kanë ecur rreth 2 kilometra në temperatura të ulëta për të kaluar në anën tjetër të aksit, ku janë pritur nga të afërmit me automjete.

Ndërkohë, deri më tani, aksi vijon të jetë i paralizuar dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet për afatin e hapjes dhe normalizimin e qarkullimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat