back to top
33.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetKaos në Qafë-Botë: Radhë kilometrike dhe pritje 3-orëshe në kufi

Kaos në Qafë-Botë: Radhë kilometrike dhe pritje 3-orëshe në kufi

Një situatë kaotike është krijuar në pikën kufitare Qafë-Botë, ku qytetarët që hyjnë nga Greqia drejt Shqipërisë po përballen me pritje të gjata dhe radhë kilometrike.

Shkak për ngadalësimin e kalimit kufitar është bërë arrestimi i 14 doganierëve grekë, të dyshuar për përfshirje në një skemë kontrabande mallrash. Pas këtij zhvillimi, autoritetet greke kanë reduktuar ndjeshëm kapacitetet e punës në pikën kufitare.

Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy sportele dhe një staf minimal prej tre doganierësh, çka ka shkaktuar vonesa të mëdha në përpunimin e dokumenteve dhe kontrollin e automjeteve. Pritjet arrijnë deri në tre orë, ndërsa radhët e makinave zgjasin për kilometra të tëra.

Në anën shqiptare, puna vazhdon normalisht me tre sportele të hapura, por fluksi i lartë i automjeteve dhe ngadalësimi nga pala greke po ndikojnë në krijimin e bllokimeve të konsiderueshme.

Qytetarët e irrituar shprehen të lodhur nga pritjet e gjata nën vapën përvëluese, ndërsa autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje për qetësi dhe durim, duke theksuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke për normalizimin e situatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat