back to top
20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKAS rrëzoi vendimin për mosnumërimin e votave nga Greqia/ Apeli rrëzon kërkesën...

KAS rrëzoi vendimin për mosnumërimin e votave nga Greqia/ Apeli rrëzon kërkesën e PD

Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë u mbajt sot për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor seanca për shqyrtimin e kërkesë padisë së Partisë Demokratike – Aleancës për Shqipërinë Madhështore për votat e Greqisë.

Koalicioni PD – ASHM kërkoi shfuqizimin e vendimit të KAS, që në 13 maj pranoi ankesën e PS-së dhe shpalli të pavlefshëm vendimit e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat nga Greqia.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD.

Votat e shqiptarëve në Greqi janë bërë ‘mollë sherri’ mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit pretendon për shkelje dhe parregullsi dhe kërkon që zarfet të mos hapen deri sa të shqyrtohet rasti.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat