back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiKategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së...

Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së dytë të kampionatit

Java e dytë e kampionatit “Kategoria Superiore” u mbyll mbrëmjen e së dielës me sfidën Dinamo City – Vllaznia, që përfundoi me fitoren 3-1 të dinamovitëve. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin më të spikatur të javës, në skemën 4-2-3-1.

Në portë spikati këtë javë gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Dyshen e qendrës së mbrojtjes e përbëjnë titullarët e Dinamo City-t, Naser Aliji dhe Ledio Beqja, ndërsa në krahë janë vendosur David Atanaskoski i Partizanit dhe Henri Zuna i Vorës.

Para mbrojtjes rreshtohen Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Xhoele Macolli (Teuta), ndërsa në mbështetje të sulmit janë lojtarët Bernard Karrica (Vora), Martins De Souza Wallisson (Bylis) dhe Ibrahima Sory Diallo (Elbasan).

Sakaq, në majën e sulmit spikati sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti.

Trajneri i javës është shpallur Arjan Bellaj, pas fitores 3-1 që skuadra e tij, Vora, arriti ndaj Tiranës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat